Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej tyre në gjendje të keqe

Bota

Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej tyre në gjendje të keqe

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles.

Nga 1822 pasagjerë, 55 prej tyre dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u sëmurën.

CDC konfirmoi se shkaktar ishte norovirusi, me simptoma kryesore diarre dhe të vjella.

Pas shpërthimit të virusit sipas daily mail, kompania rriti masat e pastrimit dhe grumbulloi mostra për analiza.

Anija arriti në Los Angeles më 17 nëntor dhe vazhdoi udhëtimin për në Fort Lauderdale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat