Të paktën tre gjuetarë dreri në Michigan kanë vdekur nga sulmet në zemër, duke përfshirë dy burrë që po përpiqeshin të largonin kafshët e rënda, thanë autoritetet.
“S’kam parë ndonjëherë tre njerëz të vdesin brenda 48 orëve nga sulmet në zemër gjatë gjuetisë së drerëve më parë”, tha dr.William Morrone, ekzaminuesi mjekësor për qarqet, Bay, Midland, Tuscola, Arenac dhe Iosco.
Ai tha se gjuetarët duhet të përgatiten më mirë për ashpërsinë e natyrës.
Gjuetarët burra të moshës 57, 65 dhe 83 – vdiqën në qarqet Arenac dhe Tuscola. Ata janë vetëm një pjesë e mijëra njerëzve që marrin pjesë në sezonin tradicional të drerit me armë zjarri, i cili filloi më 15 nëntor dhe është 16 ditor.