10 qytetet më të mira në botë për 2024

Bota

10 qytetet më të mira në botë për 2024

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 22:03
Londër

*Resonance Consultancy*, një kompani kanadeze këshillimi për turizmin dhe pasuritë e paluajtshme, publikon një listë të qyteteve që ajo i konsideron më të mirat çdo vit, dhe mësuam se cilat qendra po shkojnë fuqishëm drejt vitit 2025.

Por, fillimisht, pak fjalë rreth mënyrës se si vendoset kjo listë: renditja e Resonance Consultancy përcaktohet nga një analizë tepër e detajuar e qyteteve kryesore në rajone me një popullsi prej 1 milion ose më shumë, bazuar në tre kategori të gjera.

Këto janë: ‘jetesa’ (që përfshin cilësinë e ajrit, çmimet e qirave, hapësirat e gjelbra), ‘dashuria’ (jeta e natës, restorantet, angazhimi në mediat sociale) dhe ‘prosperiteti’ (normat e papunësisë, arritjet arsimore, PBB për frymë).

Pra, cili qytet u rendit i pari sipas kësaj analize? Për të dhjetin vit radhazi – po, të dhjetin – ishte Londra! Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar u lavdërua në raport për ‘shpirtin e tij të qëndrueshëm dhe tërheqjen e pakrahasueshme globale’ ndaj ‘studentëve, investitorëve të huaj, turistëve dhe liderëve të biznesit,’ duke kryesuar veçanërisht për jetën e natës dhe lidhjet me aeroportet. Lexoni më shumë këtu.

New York-u ia kaloi Parisit këtë vit për të zënë vendin e dytë, falë rimëkëmbjes së turizmit që nga pandemia dhe përmirësimeve në infrastrukturën e transportit, si zgjerimi me 17 linja shtesë në stacionin Penn.

Parisi është ende në vendin e tretë, duke u renditur (pa surprizë) i pari për atraksionet dhe monumentet, si dhe i dyti për blerjet.

Këto janë qytetet më të mira në botë sipas Resonance Consultancy:

1. Londra
2. New York
3. Parisi
4. Tokio
5. Singapori
6. Roma
7. Madridi
8. Barcelona
9. Berlini
10. Sidnei

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat