Ka vdekur në moshën 112-vjeçare John Alfred Tinniswood, njeriu më i vjetër në botë.
Ai vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte,
Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.
Familja e tij tha se dita e fundit e Tinniswood ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.
Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020, raporton BBC.
Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.