Vdes 112-vjeçari që mbante rekordin si njeriu më i vjetër në botë

Bota

Vdes 112-vjeçari që mbante rekordin si njeriu më i vjetër në botë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:43
Vdes 112-vjeçari që mbante rekordin si njeriu më i vjetër në botë

Ka vdekur në moshën 112-vjeçare John Alfred Tinniswood, njeriu më i vjetër në botë.

Ai vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte,

Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e tij tha se dita e fundit e Tinniswood ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020, raporton BBC.

Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat