Zbardhen detajet e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, ja çfarë parashikohet

Bota

Zbardhen detajet e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, ja çfarë parashikohet

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Marrëveshja e armëpushimit, që është pranuar nga Izraeli e Libani, kërkon që të ndalen luftimet dhe që të mbarojë prania e armatosur e Hezbollahut në një zonë të gjerë në jug të Libanit, ndërsa trupat izraelite do të largohen nga territori libanez, raporton agjencia “AP”.

Mijëra trupa shtesë libaneze dhe paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara do të vendosen në jug të Libanit dhe një panel ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja do të monitorojë nëse palët po sillen në pajtueshmëri me marrëveshje.

Izraeli ka kërkuar të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu i shkel detyrimet e veta. Zyrtarët libanezë kanë refuzuar që kjo të shkruhet në propozim.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se Izraeli ka të drejtën për t’i rifilluar shpejt operacionet në Liban nëse Hezbollahu thyen kushtet e armëpushimit, porse marrëveshja është krijuar “për fundin e përhershëm të armiqësive”.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vlerëson përpjekjen e SHBA-së për të siguruar marrëveshjen, por “rezervon të drejtën për të vepruar kundër çdo rreziku ndaj sigurisë së Izraelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat