Ish-presidenti brazilian Bolsonaro planifikoi një grusht shteti

Bota

Ish-presidenti brazilian Bolsonaro planifikoi një grusht shteti

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 23:11

Policia federale e Brazilit ka gjetur prova se ish-presidenti i krahut të djathtë të Brazilit, Bolsonaro po planifikonte një grusht shteti për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të tetorit 2022, të cilat ai i humbi ndaj kundërshtarit Luiz Inacio Lula da Silva.

Sipas raportit përfundimtar të policisë, i cili është 884 faqe i gjatë dhe u publikua të martën pasi Gjykata e Lartë ia dërgoi atë kryekomisionerit të shtetit, ka tetë prova kryesore që mbështesin akuzat formale kundër Bolsonaro për tentativën e supozuar të grushtit të shtetit.

Ndër provat është një takim i Bolsonaro i thirrur në dhjetor 2022 me tre komandantë ushtarakë, në të cilin atyre iu prezantua një plan grusht shteti dhe u kërkua të bashkoheshin me komplotin.

Shefat e ushtrisë dhe forcave ajrore refuzuan dhe shefi i marinës tashmë në pension, Admirali Almir Garnier, tha se ishte i përgatitur të mbështeste planin, zbuloi hetimi.

Policia përcaktoi se Bolsonaro dinte për planin për të vrarë presidentin e zgjedhur Lula dhe nënpresidentin e tij, Geraldo Alckmin, bazuar në telefonatat dhe takimet e komplotistëve në pallatin presidencial Alvorada në Brasilia.

Bolsonaro, i cili është akuzuar zyrtarisht për tentativë për grusht shteti, shtypje të dhunshme të shtetit ligjor dhe bashkim kriminal, mohon të ketë kryer ndonjë vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat