Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se do të apelojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICC) për të lëshuar urdhër-arrest ndaj tij dhe ish-shefit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
“Izraeli paraqiti një njoftim në ICC sot në lidhje me qëllimin e tij për të apeluar në gjykatë së bashku me një kërkesë për të vonuar zbatimin e urdhër-arresteve”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
Netanyahu u takua sot me senatorin amerikan Lindsey Graham në zyrën e kryeministrit në Jerusalem.
ICC lëshoi urdhër-arrest javën e kaluar për Netanyahu dhe Gallant për krime lufte në Gaza.
Izraeli kishte një afat deri sonte në mesnatë për t'iu përgjigjur vendimit të gjykatës në Hagë.