143 persona kanë humbur jetën nga një sëmundje e panjohur në Kongo.
Autoritetet shëndetësore në Kongo janë vënë në gatishmëri, pasi të paktën 143 persona kanë humbur jetën nga një sëmundje e panjohur, raporton Reuters.
Personat që u prekën nga sëmundja e paidentifikuar shfaqën simptoma të ngjashme me gripin, temperaturë dhe dhimbje koke, thanë dje Remy Sacchi, zëvendës guvernator i provincës Quango dhe ministri lokal i shëndetësisë, Apollinaire Yuba.
Një ekip mjekësor është dërguar në zonën e prekur Panji për të mbledhur mostra dhe analizuar ato për të identifikuar sëmundjen.
Situata është jashtëzakonisht alarmante pasi numri i të infektuarve vazhdon të rritet, tha kreu i pushtetit vendor, Seforien Mandja për Reuters.
“Panji është një rajon provincial dhe ka një problem me furnizimin me ilaçe”, tha ai.
Sacchi dhe Yuba shtuan se personat e infektuar me këtë sëmundje vdesin në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së trajtimit.
Një epidemiolog vendas deklaroi se gratë dhe fëmijët janë më të prekur nga kjo sëmundje.
Ndërkohë një zëdhënës i OBSH-së tha sot se agjencia u mobilizua javën e kaluar dhe po punon me Ministrinë e Shëndetit Publik të DR Kongos për të hetuar më tej situatën.