Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump vendosi sot të emërojë Jared Isaacman si kreun e NASA-s, një miliarder dhe astronaut komercial, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk, themeluesit të SpaceX.
Isaacman, një pilot dhe astronaut komercial dhe kryeshef i kompanisë së përpunimit të pagesave Shift4 Payments, drejton programin privat Polaris të përdorur nga anija kozmike SpaceX për të dërguar astronautët në orbitë.
Nëse konfirmohet, ai do të mbikëqyrë buxhetin prej 25 miliardë dollarësh të NASA-s, i fokusuar në kthimin e një njeriu në Hënë si pjesë e programit Artemis, një projekt shumë miliardë dollarësh i promovuar nga Trump në mandatin e tij të parë që do të mbështetet shumë në raketën Starship të SpaceX.
Dy drejtuesit e fundit të NASA-s ishin ish-politikanë. Njeriu i parë i Trump në krye të NASA-s ishte ish-deputeti i Oklahomas Jim Bridenstine, i cili nisi programin Artemis dhe e bindi Kongresin të rriste buxhetin e agjencisë për ta financuar atë. Biden emëroi ish-senatorin nga Florida, Bill Nelson, për të udhëhequr NASA-n.