Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Polonisë katër miliardë dollarë hua për blerjen e armëve, konfirmoi ministri polak i Mbrojtjes.
“Ne kemi një marrëveshje tjetër kredie me SHBA-në, e cila ndihmon transformimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Polonisë në kuadrin e financimit të ushtrive të huaja”, shkroi Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në rrjetin X.
“Tani katër miliardë dollarë dhe gjithsej 11 miliardë dollarë, SHBA i ka ofruar Polonisë për armë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe helikopterët Apache”, shtoi ai.
Kamysz e përshkroi kredinë si një tjetër dëshmi të besimit të madh dhe një aleance të fortë polako-amerikane.