Sëmundja misterioze në Kongo ngre alarmin në Itali, shtohen kontrollet

Bota

Sëmundja misterioze në Kongo ngre alarmin në Itali, shtohen kontrollet

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Sëmundja misterioze që ka vrarë tashmë 70 persona në Kongo, shumica fëmijë, ka ngritur alarmin edhe në Itali. Ministria e Shëndetësisë e vendit ka urdhëruar rritjen e vigjilencës në portet dhe aeroportet, veçanërisht për fluturimet nga Kongo.

Autoritetet vendore në bashkëpunim të ngushtë me ato ndërkombëtare “po punojnë për të verifikuar situatën dhe për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj kësaj shpërthimi të ri epidemik që po prek vendin, tashmë të prekur së fundmi nga epidemia e lisë së majmunëve”, thotë ministria.

Alarmi në Kongo për sëmundjen misterioze është në “gadishmëri të lartë” pas zbulimit të një sëmundjeje misterioze e cila, sipas vlerësimeve të fundit, ka vrarë tashmë dhjetëra njerëz në pak më shumë se një muaj.

Fenomeni i përshkruar nga autoritetet shëndetësore si “një ngjarje e panjohur e shëndetit publik” ka prekur aktualisht rajonin Panzi. Rastet e para u zbuluan në fund të tetorit.

Shumica e atyre që kanë vdekur janë midis moshës 15 dhe 18 vjeç dhe simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, të ftohtë dhe kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe anemi. Simptomat janë të ngjashme me gripin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat