Zelensky flet për aspiratën e Ukrainës për në NATO: Do telefonoj Bidenin, ja pse nuk dua që ta diskutojë çështjen me Trump

Bota

Zelensky flet për aspiratën e Ukrainës për në NATO: Do telefonoj Bidenin, ja pse nuk dua që ta diskutojë çështjen me Trump

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson të ketë një telefonatë me presidentin amerikan Joe Biden në ditët në vijim për të diskutuar kërkesën e Kievit për një ftesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Teksa mbajti fjalimin e tij në një konferencë për shtyp bashkë me liderin e opozitës gjermane, Friedrich Merz, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev, Zelensky theksoi se nuk ka kuptim që çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO të diskutohet me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, pasi ai ende nuk ka marrë detyrën.

Shumë situata varen nga opinioni i Bidenit”

“Kam në plan të telefonoj presidentin Biden në të ardhmen e afërt për të diskutuar çështjen e një ftese për t’u bashkuar me NATO-n”, u tha Zelensky gazetarëve.

Në fund, ai shtoi “Biden është presidenti aktual dhe shumë gjëra varen nga mendimi i tij. Të flasësh me Trump përpara se të marrë detyrën nuk ka shumë kuptim”.

Çështja se si mund të sigurohet një armëpushim i mundshëm në Ukrainë po merr hov aktualisht kryesisht në kontekstin e ndryshimit të afërt të pushtetit në SHBA.

Në BE nuk përjashtohet mundësia që Donald Trump, si president, të përpiqet të bëjë presion ndaj Ukrainës dhe Rusisë për negociata dhe armëpushim.

Sipas Zelenskyet një ftesë për NATO-n duhet ende t’i jepet të gjithë Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Zelensky ka shtuar, se vendi i tij nuk ka të drejtë të njohë territoret e pushtuara ruse.

Kërkesa për një ftesë të menjëhershme në NATO është pjesë e të ashtuquajturit “plani i fitores”, të cilin Zelensky e prezantoi në Uashington, Berlin dhe kryeqytete të tjera në vjeshtë.

Megjithatë, shtetet e rëndësishme të NATO-s – SHBA dhe Gjermania – janë kundër vendosjes së një anëtarësimi të shpejtë për Ukrainën në aleancën transatlantike. Edhe planet që deri tani janë bërë të njohura nga administrata e ardhshme amerikane e Donald Trump nuk parashikojnë anëtarësimin e Kievit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat