​Gazeta britanike zbulon rezidencën e mundshme të Assadit në Moskë

Bota

​Gazeta britanike zbulon rezidencën e mundshme të Assadit në Moskë

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Kulla e qytetit të Moskës është renditur si një rezidencë e mundshme e Bashar al-Assad dhe familjes së tij, pasi presidenti sirian ra nga pushteti dhe mori azil te miku i tij rus Vladimir Putin.

Gazeta britanike The Times shkruan se familja Assad zotëron mbi 20 apartamente luksoze në Moskë dhe se planet e saj nuk janë të qarta, por se ajo të ngjarë të kalojë të paktën një pjesë të kohës në Moskë City Towers - një zonë biznesi në perëndim të kryeqytetit rus.

Gazeta thekson se në kompleks mund të strehohen Bashar, gruaja e tij Asma (49), vajza Zain dhe djemtë Hafez dhe Karim.

Bashar al-Assad, 59-vjeç, dhe familja e tij nuk janë parë qëkur opozita e armatosur e siriane mori kontrollin në fundjavë.

Bloomberg sot citoi zyrtarët rusë të thoshin se Moska i kishte ofruar Assadit "kalim të sigurt" nëse ai largohej "menjëherë" nga Siria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat