Pentagoni kërkon bisedime mes Izraelit dhe SHBA-së mbi ngjarjet e fundit në Siri

Bota

Pentagoni kërkon bisedime mes Izraelit dhe SHBA-së mbi ngjarjet e fundit në Siri

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Raportohet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz.

Bëhet e ditur se Austin ka kërkuar nga Katz të Izraeli dhe SHBA të konsultohen mbi ngjarjet që po zhvillohen në Siri.

Ndër tjera, Austin e ka njoftuar se Uashingtoni po monitoronte zhvillimet në Siri dhe se ai mbështet një tranzicion politik, paqësor e gjithëpërfshirës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi se SHBA do të vazhdojë misionin e saj për të parandaluar grupin militant të Shtetit Islamik, shkruan Reuters.

Ndryshe, pas një avancimi të rrufeshëm, rebelët sirianë të udhëhequr nga lideri Abu Mohammed al-Golani i dhanë fund më shumë se 50 viteve të sundimit nga familja Assad – me presidentin Bashar al-Assad që u largua nga vendi me familjen e tij.

Pas rënies së regjimit të Assadit, ushtria izraelite tha se aeroplanët e saj kryen qindra sulme në Siri dhe shkatërruan pjesën më të madhe të rezervave të armëve strategjike të Sirisë.

“Sekretari Austin theksoi rëndësinë e konsultimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për ngjarjet në Siri”, tha Pentagoni.

Ai shtoi se Austin diskutoi gjithashtu me Katz përpjekjet për të siguruar pengjet izraelite në Gaza dhe i kërkoi Izraelit të përmirësonte situatën humanitare në enklavën palestineze ku sulmi ushtarak ka çuar në akuza për gjenocid dhe krime lufte. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat