Raportohet se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz.
Bëhet e ditur se Austin ka kërkuar nga Katz të Izraeli dhe SHBA të konsultohen mbi ngjarjet që po zhvillohen në Siri.
Ndër tjera, Austin e ka njoftuar se Uashingtoni po monitoronte zhvillimet në Siri dhe se ai mbështet një tranzicion politik, paqësor e gjithëpërfshirës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi se SHBA do të vazhdojë misionin e saj për të parandaluar grupin militant të Shtetit Islamik, shkruan Reuters.
Ndryshe, pas një avancimi të rrufeshëm, rebelët sirianë të udhëhequr nga lideri Abu Mohammed al-Golani i dhanë fund më shumë se 50 viteve të sundimit nga familja Assad – me presidentin Bashar al-Assad që u largua nga vendi me familjen e tij.
Pas rënies së regjimit të Assadit, ushtria izraelite tha se aeroplanët e saj kryen qindra sulme në Siri dhe shkatërruan pjesën më të madhe të rezervave të armëve strategjike të Sirisë.
“Sekretari Austin theksoi rëndësinë e konsultimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për ngjarjet në Siri”, tha Pentagoni.
Ai shtoi se Austin diskutoi gjithashtu me Katz përpjekjet për të siguruar pengjet izraelite në Gaza dhe i kërkoi Izraelit të përmirësonte situatën humanitare në enklavën palestineze ku sulmi ushtarak ka çuar në akuza për gjenocid dhe krime lufte.