Turqia është e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për Sirinë nëse administrata e re e vendit e kërkon këtë, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes.
Grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS) mori mbështetje nga Turqia kur rrëzoi regjimin e Assadit javën e kaluar, shkruan skynews.
“Në deklaratën e tyre të parë, administrata e re që rrëzoi Assadin njoftoi se do të respektonte të gjitha institucionet qeveritare, OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha Yasar Guler.
“Do të shohim se çfarë do të bëjë administrata e re dhe t’u japim atyre një shans”, shtoi ai.
I pyetur nëse Turqia po shqyrtonte bashkëpunimin ushtarak me qeverinë e re siriane, Guler tha se Ankaraja tashmë kishte bashkëpunim ushtarak dhe marrëveshje trajnimi me shumë vende.
“Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse e kërkon administrata e re”, përfundoi Guler.