​Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Bota

​Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori vendimin për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat