Papa Françesku i ka dërguar një mesazh mbështetjeje presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier pas sulmit në Magdeburg.
Në mesazhin e lëshuar nga Vatikani, Papa tha se ishte "i tronditur nga lajmi i sulmit".
Ai gjithashtu tha se "falënderon të gjithë ata që po punojnë dhe mbështesin viktimat në këtë kohë të vështirë".
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë morën lëndime kur një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, për motive ende të pa zbuluara, hyri mbrëmë me një veturë në një treg të Krishtlindjes në qytetin lindor gjerman.