Teherani dhe Moska mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti në janar 2025

Bota

Teherani dhe Moska mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti në janar 2025

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 16:22
Foto nga takimi

Nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për partneritetin strategjik midis Moskës dhe Teheranit mund të ndodhë që në mes të janarit 2025, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagai.

“Së shpejti, gjatë takimit dypalësh, kjo marrëveshje do të nënshkruhet”, tha Bagai në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje për datën e nënshkrimit të dokumentit të partneritetit midis Iranit dhe Federatës Ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më 4 dhjetor se pret të nënshkruajë një marrëveshje të re themelore me Iranin gjatë vizitës së ardhshme të presidentit iranian Massoud Pezeshkian në Federatën Ruse.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, data e saktë e vizitës së presidentit iranian nuk dihet ende, por Moska dhe Teherani nuk kanë ndërmend të vonojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për partneritetin strategjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat