Tërmet me magnitudë 5.9 ballë në Kuba, nuk raportohen viktima ose dëme serioze

Bota

Tërmet me magnitudë 5.9 ballë në Kuba, nuk raportohen viktima ose dëme serioze

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Kuba është zgjuar të hënën nën lëkundjet e tërmetit që preku këtë zonë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiano- Mesdhetare, magnitude e tërmetit ishte 5.9 ballë. Nga autoritetet u bë e ditur që nuk kishtë raportime për viktima apo për dëme serioze.

Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Kubës e raportoi tërmetin si një ngjarje me magnitudë 6.1 dhe më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan pas agimit.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 25 km (15.53 milje), sipas EMSC-së.

Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi brigjet e provincës fqinje Granma në nëntor, duke shkaktuar disa dëme strukturore, por pa shkaktuar viktima. Aktiviteti sizmik më i madh në Kubë ndodh në rajonin rreth Santiago. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat