“Dëgjuam zhurma të goditjes”, flet pasagjeri që shpëtoi pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

Bota

“Dëgjuam zhurma të goditjes”, flet pasagjeri që shpëtoi pas rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 17:04
Subhonkul Rakhimov

Një pasagjer në bordin e fluturimit që u rrëzua në Kazakistan tha se dëgjoi të paktën një zhurmë teksa i afrohej destinacionit për aterrim.

Subhonkul Rakhimov ishte në mesin e 29 të mbijetuarve nga fluturimi J2-8243, i cili u rrëzua pasi u devijua nga rruga për në Grozny, në Rusinë jugore, me të paktën 38 persona të vrarë.

Duke folur për agjencinë e lajmeve reuters nga spitali, ai tha se filloi të falte lutjet dhe të përgatitej për fundin pasi dëgjoi një zhurmë teksa po i afroheshin Groznit.

“Mendova se aeroplani do të shpërbëhej”, tha ai, duke shtuar se aeroplani i Azerbajxhanit Airlines veproi në mënyrë të çuditshme pas zhurmës së fortë.

“Ishte sikur të ishte i dehur – jo më i njëjti aeroplan”, shtoi Rakhimov, shkruan skynews.

Azerbajxhani Airlines ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse ndërsa hetimet e para thonë se përplasja ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme fizike dhe teknike”.

Disa burime të njohura me hetimin kanë thënë se aeroplani është rrëzuar gabimisht nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Ndryshe, 38 persona kanë ndërruar jetë në rrëzimin e aeroplanit në Aktau të Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat