Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit: Avioni është goditur me armë! Nuk ka pësuar defekt teknik

Bota

Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit: Avioni është goditur me armë! Nuk ka pësuar defekt teknik

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 11:10
Avioni

Një ministër i Azerbajxhanit thotë se avioni i pasagjerëve që u rrëzua pak ditë më parë u godit nga një armë, duke përjashtuar tezën që mund të ketë pësuar defekt.

Përplasja e avionit ‘Azerbajxhani Airlines ‘vrau 38 persona dhe la të plagosur të 29 të mbijetuarit.

Rashad Nabiyev, ministër i zhvillimit dixhital dhe transportit, tha për mediat lokale se “konkluzionet paraprake nga ekspertët” dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se avioni ishte goditur nga jashtë.

“Lloji i armës së përdorur në goditje do të përcaktohet gjatë hetimit,” shtoi Nabiyev.

NBC Neës shkruan se dy ushtarakë amerikanë pretendojnë se Rusia mund ta ketë identifikuar gabim avionin dhe e ka rrëzuar atë.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar kundër çdo spekulimi se çfarë e shkaktoi rrëzimin, por autoriteti i aviacionit të vendit ka thënë se situata në hapësirën ajrore të Rusisë ishte “shumë e ndërlikuar” kur avioni u devijua në Kazakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat