Zelanda e Re dhe kryeqyteti Auckland pritën Vitin e Ri 2025 me një spektakël fishekzjarrësh në kullën ikonike të qytetit “Sky”.
Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell.
Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh.
Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025.
Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.