Një person kapi pamjet e momentit nga rrëshqitja e shkëmbinjve mbi kryqëzimin e dy autostradave në qarkun Custer të Kolorados, duke shkaktuar mbyllje të dielën.
Sierra Wright tha se e kapi këtë pamje pasi ajo dhe shoqja e saj hasën në dy persona të tjerë që u ndalën në anë të rrugës duke filmuar rrëshqitjen e gurëve.
“Ishte disi e frikshme për një sekondë. Kishte një pikë ku ne ishim ndoshta pak shumë afër,” tha ajo në për gazetën lokale KOAA 5.
Departamenti i Transportit i Kolorados mbylli pjesë të dy autostradave në zonën e rrëshqitjes së shkëmbinjve.
Një gjeolog nga Shërbimi Gjeologjik i Kolorados tha se rrëshqitja ndodhi në Ilse Fault Line, raportoi Radio Publike e Kolorados.