Ndërron jetë njeri me i vjetër në botë, sipas rekordeve botërore Guinnes.
Tomiko Itooka nga Japonia vdiq në moshën 116-vjeçare.
Yoshitsugu Nagata, një zyrtar përgjegjës për politikat e të moshuarve, tha se Itooka vdiq më 29 dhjetor në një shtëpi kujdesi në Ashiya, prefektura Hyogo në Japoninë qendrore.
Itooka, lindi më 23 maj 1908. Ajo u bë personi më i vjetër vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas , sipas Grupit të Kërkimeve Gerontologjike (GRG).
Kur asaj iu tha se ishte në krye të listës botërore të renditjes superqindvjeçare, ajo thjesht u përgjigj: duke thënë “Faleminderit”.