Rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur/ Copat aeroplanit u shpërndanë përgjatë bregdetit

Bota

Rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur/ Copat aeroplanit u shpërndanë përgjatë bregdetit

Më: 5 janar 2025 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.

Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSW) tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.

“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSW, sipas medias së huaj.

Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.

Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat