“Jemi gati për bisedime mbi interesat legjitime të sigurisë së SHBA-së në Arktik”, thotë kryediplomati danez

Bota

“Jemi gati për bisedime mbi interesat legjitime të sigurisë së SHBA-së në Arktik”, thotë kryediplomati danez

Më: 13 janar 2025 Në ora: 14:49
Lars Lokke Rasmussen

Danimarka e pranon se Shtetet e Bashkuara kanë interesa sigurie në Arktik dhe është e gatshme t’i diskutojë këto me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Kështu tha të hënën ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.

“Ne pajtohemi që amerikanët kanë shqetësime të caktuara për situatën e sigurisë në Arktik, të cilën e ndajmë dhe për këtë arsye në bashkëpunim të ngushtë me Grenlandën, jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, për të siguruar interesat legjitime amerikane”, tha ai, raporton Reuters.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,  ka ngritur polemika globale me deklaratat e tij të fundit për synimin e disa territoreve strategjike që, sipas tij, do të ndihmonin në forcimin ekonomik dhe gjeopolitik të Shteteve të Bashkuara.

Një ndër territoret që përmendet shpesh është Grenlanda, ku Trump ka kërcënuar me sanksione të rënda ndaj Danimarkës, nëse kjo e fundit refuzon shitjen e saj.

Madje, ai ka përmendur edhe përdorimin e forcës ushtarake si një mundësi për ta marrë territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat