Ministri saudit: Mbi 18.5 milionë pelegrinë kanë kryer Haxhin dhe Umren në vitin 2024

Bota

Ministri saudit: Mbi 18.5 milionë pelegrinë kanë kryer Haxhin dhe Umren në vitin 2024

Më: 14 janar 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Tawfiq al-Rabiah, tha të hënën se më shumë se 18.5 milionë pelegrinë nga jashtë Mbretërisë kryen Haxhin dhe Umrën në vitin 2024.

Duke folur në edicionin e katërt të Konferencës dhe Ekspozitës së Haxhit dhe Umres në Jeddah, al-Rabiah ia atribuoi këtë arritje direktivave të mbretit Salman dhe mbështetjes së princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Ai theksoi përparimet e fundit, veçanërisht në rritjen e vizitave në el-Rawdah al-Sharifah në Xhaminë e Profetit.

Kështu, shkruajnë mediat e huaja, duke përmirësuar kapacitetet njerëzore, duke thjeshtuar procesin e rezervimit në internet dhe duke zbatuar një sistem profesional të menaxhimit të turmave, numri i vizitorëve u rrit nga 4 milionë në 2022 në mbi 13 milionë në vitin 2024.

Ministri zbuloi gjithashtu një version të përmirësuar të aplikacionit “Nusuk”, duke ofruar tani 100 shërbime shtesë të krijuara për të ofruar një përvojë të integruar pelegrinazhi.

Al-Rabiah pranoi vështirësitë historike me të cilat përballeshin pelegrinët në kryerjen e riteve të tyre fetare.

“Udhëtimi i pelegrinazhit, dikur i mbushur me vështirësi dhe rraskapitje, tani është shndërruar në një udhëtim i lehtë dhe i sigurt, me shërbime gjithëpërfshirëse të disponueshme për të gjithë pelegrinët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat