Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, përkatësisht themelues të SpaceX, Amazon dhe Meta, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidencës së dytë të Donald Trump.
Ceremoni, e planifikuar për në 20 janar.
Kështu shkruan transmetuesi “Nbc News”, duke shtuar se të tre do të kenë “një vend të spikatur” gjatë ceremonisë.
Si dhe se do të ulen në platformë së bashku me kandidatët e përzgjedhur nga Trump për të formuar kabinetin e tij.