Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e aeroplanit të Air France që po fluturonte nga Parisi në Boston, pavarësisht se mjekët u përpoqën ta shpëtonin.
Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle të martën.
Ekuipazhet e urgjencës u fotografuan në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit të martën mbrëma, pasi aeroplani u ul.
Policia e ka përshkruar vdekjen si ‘të pambikëqyrur’ por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Identiteti i viktimës nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.
Policia e Massachusetts po heton vdekjen.
Air France, në një deklaratë për NBC Boston, konfirmoi se një pasagjer vdiq në bordin e fluturimit AF334.
“Me gjithë ndihmën e një mjeku në bord, klienti nuk mundi të shpëtohej”, tha një zëdhënës.
“Air France kujton se anëtarët e ekuipazhit të saj trajnohen rregullisht për të trajtuar këto lloj situatash”, shtuan ata.