Lirimi i tre pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez

Bota

Lirimi i tre pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez

Më: 19 janar 2025 Në ora: 22:59
Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me lirimin e tre pengjeve izraelite nga Hamasi.

Në një mesazh në platformën X, ajo thekson se ky është një moment “që të mbush me shpresë”, ndërsa përshëndeti edhe marrëveshjen e armëpushimit.

“Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të jenë gjithashtu.

Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez…

Armëpushimi duhet të respektohet”, shkroi ajo në një mesazh në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat