Çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 109.000 dollarë sot, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë, përcejll AA, transmeton KosovaPress.
Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump-it.
Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se SHBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.
Madhësia e tregut të Bitcoin ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.