Zëvendës kryeministri kinez, Ding Xuexiang deklaroi në një takim me mbretin holandez Willem-Alexander në Hagë se Kina është e gatshme të rrisë besimin e ndërsjellë dhe se do të punojë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe qetësinë e zinxhirit të furnizimit global.
Takimi u raportua nga ministria e jashtme e Kinës të enjten. Ai vjen disa ditë pasi qeveria holandeze raportoi se do të zgjerojë kontrollet e eksportit në pajisjet gjysmëpërçuese të avancuara nga 1 prilli.
Kërkesat për licencën kombëtare të eksportit holandez për pajisjet gjysmëpërçuese u prezantuan për herë të parë në vitin 2023 nën presionin e Shteteve të Bashkuara, për të kufizuar dërgesat në Kinë dhe ato janë zgjeruar disa herë.
Sipas Ding pavarësisht ndryshimit të situatës ndërkombëtare, marrëdhëniet midis Holandës dhe Kinës kanë ruajtur gjithmonë një vrull të mirë.
“Kina është e gatshme të punojë me Holandën për të rritur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit të hapur dhe pragmatik gjithëpërfshirës bashkëpunues,” theksoi zëvëndës kryeministri Ding.
Kina dhe Holanda kanë avantazhet e tyre në pjesë të ndryshme të zinxhirit global të prodhimit dhe furnizimit dhe potencial të madh për forcimin e bashkëpunimit, i cili është në interes të të dyja palëve dhe i favorshëm për paqen, stabilitetin zhvillimin dhe përparimin botëror.