Në burgun e tmerrit në Donjeck: Bisha ruse e torturës i sharron dhëmbët me limë një ukrainase

Bota

Në burgun e tmerrit në Donjeck: Bisha ruse e torturës i sharron dhëmbët me limë një ukrainase

Më: 26 janar 2025 Në ora: 00:05
Natalia Vlasova (42) gjatë një seance gjyqësore në Rostov mbi Don

Kur çnjerëzimi bëhet politikë shtetërore, dalin në pah abuzime dhe mizori që duken si trillime nga librat e thriller-ëve psikologjikë. Lexojmë për këto mizori, shokoheni – por, për fat të keq, për ukrainasit ky tmerr nuk është fiksion, por një realitet i dhimbshëm që ndodh nën regjimin e Putinit, veçanërisht në kampet e tij të burgimit.

Këto fakte tronditëse janë raportuar nga gazeta gjermane BILD, bazuar në dëshmitë e Natalia Vlasova, një grua ukrainase e cila është dënuar padrejtësisht me 18 vite burg për “terrorizëm”. Dënimi u shqiptua në prag të Krishtlindjes së vitit 2024, me pretendimin se Natalia dhe dy të pandehur të tjerë kishin tentuar në vitet 2018-2019 të vrisnin Vasily Evdokimov, drejtorin e burgut famëkeq të torturave Izoljatsia në Donjeck.

Pas pushtimit të qytetit në vitin 2014, ky burg famëkeq u kthye nga një qendër arti në një “fabrikë vdekjeje”. Natalia u arrestua dhe u mbajt aty për katër muaj në vitin 2019, ku përjetoi tmerrin më të madh të jetës së saj. Dëshmitë e saj u censuruan nga regjimet ruse, por motra e saj, Olena, i bëri publike për gazetën ukrainase Ukrainska Pravda.

Vasily Evdokimov, i paraqitur nga autoritetet ruse si “viktimë,” është në fakt një bishë torturash. Natalia dëshmoi:
"Ky vend quhet fabrika e vdekjes. Shefi i saj ishte Evdokimov. Arrita deri aty sa të lutesha që të më pushkatonin, por ai më tha: 'Jo, duhet të vuash.'"

Image
Tmerri i pastër: një pamje nga burgu i torturave Izoljatsia

Natalia përshkruan se si Evdokimov vetë i sharronte dhëmbët me një limë thonjsh dhe përfshihej në tortura të tjera mizore dhe poshtëruese. Ajo gjithashtu tregoi se ishte kërcënuar me jetën e vajzës së saj pesëvjeçare, duke e çuar atë në një pikë ku humbi çdo ndjenjë dhe shpresë.

Ajo u përdhunua sistematikisht nga grupe burrash dhe iu nënshtrua torturave elektrike dhe abuzimeve të tjera të paimagjinueshme. "Kur nuk ulërija mjaftueshëm, ata rrisnin intensitetin e rrymës. Donin të dëgjonin ulërimat e mia," kujton ajo.

Image
Natalia dhe dy të pandehurit e tjerë, Sergij Grusninow (i dënuar me 20 vite burg) dhe Wiktor Schidlowski (i dënuar me 22 vite burg)

Natalia tani po vuan një dënim të padrejtë 18-vjeçar në një kamp rus, ndërsa vajza e saj Julia, vetëm pesë vjeç, mund të mos e shohë nënën gjatë gjithë fëmijërisë së saj. Kjo ndëshkim vjen jo për ndonjë krim të kryer, por thjesht sepse Natalia është ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat