Kaosi dhe përhapja e gënjeshtrave!

Bota

Kaosi dhe përhapja e gënjeshtrave!

Nga: Bård Larsen, historian në Civita Më: 28 janar 2025 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Trump dhe MAGA veprojnë përgjatë linjave të strategjisë për t’u  bë të njohur në të ashtuquajturën epokë post-faktike. Përderisa teknologjia dhe tërheqja e audiencës janë të reja, metoda është e vjetër, prandaj krijimi i kaosit dhe shfrytëzimi i ri i mundësive krijon kaosin!

Kaosi krijohet përmes përhapjes së gënjeshtrave dhe dezinformatave, të udhëhequra nga vetë z. Trump. Deklarata famshme ideologjike e Steve Kevin Bannon ( një ekzekutues i mediave amerikane, strateg politik dhe ish-bankier investimesh) për vërshimin e publikut me mbeturina është me vend. I njëjti është arsyetimi i tij, sepse nuk bëhet fjalë për të bindur askënd. Bëhet fjalë për ç’orientim, prandaj, logjika është e thjeshtë: Të krijosh një hapësirë ​​demagogjike të  mundësive në një publik ku është e vështirë të zotërosh artin e trajtimit të vërshimit të informacionit, ose ta vendosësh atë në gjuhën tonë norvegjeze për të bë dallimin, midis asaj të vërtetës dhe marrëzisë. Nuk është rastësi për mediat dhe akademitë, të cilat janë kthyer në objektiva të preferuara të demagogëve. Pothuajse në të gjitha vendet, është i  njëjti tipar i përbashkët për vlerat liberale, se ato  rrjedhin nga arsimi dhe dija. Bannon e di se dija është fuqi dhe se është  më e mira, sesa të helmojsh pusin e dijes! Kur me të vërtetë të keni arritur të vërshoni publikun me mbeturina, kur e vërteta dhe rrena nuk kanë më rëndësi, atëherë historitë e tregimtarëve do të jenë në gjendje të veprojnë lirshëm, sepse këtu rezonojnë me miliona votues,  historitë e tyre për macet dhe qentë, për emigrantët që na "helmojnë gjakun" dhe për zbehjen radikale të majtë nga mbrendësia  e shtetit. Narrativa më toksike prej të gjithave është "Stop vjedhjes", gënjeshtrave pabazë,  se zgjedhja e Biden në 2020 ishte një mashtrim, kjo nxiti drejtpërdrejt sulmin ndaj Kongresit. 70 për qind e votuesve republikanë tani besojnë se Shtetet e Bashkuara kanë një sistem zgjedhor që është i manipuluar nga thellësia e shtetit.

Masha Gessen ka përshkruar se si funksionon gjuha në autokraci dhe midis autokratëve (të dëshiruar). Ju mund ta ndryshoni historinë në çdo kohë, sepse budallallëqet janë normë gjithsesi. Gjithçka noton dhe turbullohet. E vendos gjuhën e demokracisë liberale, e cila të paktën në mënyrë ideale lidhet me atë që mund të verifikojmë, një shah- mat, por Trump i shkatërron fjalët dhe i bën ato të pakuptimta, mendon Gessen. Gënjeshtra e parë e madhe e Trump ishte për motin, kur ai pretendoi se ishte me diell, edhe pse binte shi në inaugurimin e tij.

Rrëfimet e MAGA kanë marrë tërheqje të konsiderueshme nga mediat sociale. 80 milionë njerëz votuan për Trump, sepse MAGA përbën bërthamën e vetme të tyre. Si mund të besojnë kaq shumë njerëz në kaq shumë histori të egra?

Autori amerikan Tim Urban është i njohur për insinuatat e tij qesharake historike. “Sikur njerëzimi të kishte qenë një libër me një mijë faqe, dhe secila faqe përfaqësonte 250 vjet, libri do të ishte i mërzitshëm, deri në faqet e fundit. Para kësaj kohe, njerëzit uleshin në shpellat e tyre dhe prisnin, përveç nëse ishin jashtë për të mbledhur ushqim. Vendbanimet e para të përhershme filluan rreth faqes 760 dhe historia e regjistruar nuk fillon deri në faqen 775. Vetëm atëherë njerëzit fillojnë të kultivojnë tokën dhe të shpikin rrotën. Megjithatë, faqet e fundit do të kishin qenë një shpërthim ngjarjesh. Më shumë ndodh në fjalinë e fundit të librit sesa në pjesën tjetër të historisë njerëzore së bashku. Nëse e shohim historinë në këtë mënyrë, T.Urban beson se atëherë jetojmë në një "anomali të çmendur".

T.Urban është natyrshëm spekulativ, por ideja është interesante. A mund të jenë edhe kjo që gjendja normale e një qenieje njerëzore është vënë në provë? A ka kufizime se sa mund të përshtatemi? Ose thënë ndryshe, a jemi mendërisht, shoqërisht dhe ndoshta edhe biologjikisht të pajisur mirë për zhvillimet teknologjike në rritje dhe dridhje që karakterizojnë jetën e përditshme dhe pothuajse për të gjithë? A po e lëvizim veten drejt vdekjes? Optimistët e së ardhmes dhe teknologjisë duan që gjithçka të ecë përpara, por a jemi bërë vërtet kaq të zgjuar?

Në shumë fusha, ne jemi bërë padyshim më të zgjuar, sepse  njerëzit mund të bëjnë shumë më tepër sot sesa në të kaluarën. Paradigmat e shumta të shkencës na kanë sjellë këtu ku jemi sot. Ne kemi mësuar të bashkëjetojmë në qytetet e mëdha, por në të njëjtën kohë, ne sillemi si një fis. Njerëzit me dëshirë e lënë veten të mashtrohen nga manipuluesit. Ndërsa platformat dixhitale janë revolucionare dhe të reja, njerëzit atje sillen si gjithmonë. Thuhet gjithnjë e më shumë se hapësira jonë e vëmendjes po bëhet gjithnjë e më e shkurtër dhe se kemi probleme me leximin e librave dhe teksteve të tjera të gjata, përderisa ne nuk jemi në gjendje, ose nuk dëshirojmë, të renditim informacionin që na jepet. Kur erdhi interneti dhe më vonë mediat sociale, nuk mund të thuhej se çfarë mundësish demokratike, dialoguese dhe të bazuara në njohuri ishin të hapura për ne. Sot,ndoshta, të paktën pjesërisht është i vërtetë pretendimi se interneti na ka bërë më të trashë?

Joe Rogan, me pesë milionë dëgjuesit e tij, është i mbivlerësuar. Të paktën nëse duhet të besojmë Roger McNamee, autorin e librit Zucked – Waking Up to the Facebook Catastrophe. Problemi më i madh qëndron në platformat si Facebook, Twitter dhe TikTok, në "teknologjinë e vëmendjes" që arrin të gjithë, beson ai. Modeli i tyre i biznesit konsiston në nxjerrjen e ideve dhe historive "eksituese" nga skajet, të cilat në të kaluarën u perceptuan si gërvishtëse dhe për të cilat pothuajse askush nuk kishte dëgjuar. Platforma të mëdha e drejtojnë çmendurinë në një udhëtim të ndërlikuar, ku ndjesia dhe zemërimi gjenerojnë klikime. Kjo krijon hapësirë ​​të madhe për "realitete alternative". Shtetet e Bashkuara kanë mbetur me pothuajse gjysmën e popullsisë të shkëputur nga realiteti, beson McNamee.

Përqindja e njerëzve që besojnë në "faktet alternative" po rritet në mënyrë dramatike, sepse këto përsëriten dhe ndëgjohen shumë herë sikur të ishin të vërteta! Mediat alternative përhapin të njëjtat dezinformata dhe teori konspirative, kështu bëjnë rusët dhe kinezët përmes luftës hibride. Në shumë mënyra, këtu do të shtrihet beteja për demokraci. Trump u ka shpallur luftë mediave kritike (“mediat e rreme”, “armiqtë e popullit”) ai me siguri do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe demagogjike që ka në dispozicion, për t’ua vështirësuar jetën. “Washington Post” tashmë ka filluar të rreshtohet për të mos u përplasur me mandatin e dytë të Trump, por sfida nuk ka gjasa të zvogëlohet në kohën e ardhshme, pasi gjigantët e mëdhenj të teknologjisë duket se po mbështeten te Donald Trump dhe po hapin platformat ndaj rrjedhës së lirë të çmendurisë, duke ndjekur plotësisht skenarin ideologjik të deklaratës së Bannon.

Delegjitimimi dhe minimi i të ashtuquajturave media kryesore është një nga çështjet thelbësore të së djathtës ekstreme. Çuditërisht, shprehjet janë pranuar gjerësisht, edhe në mediat kryesore, edhe pse qëllimi është të krijohet një kontradiktë populiste midis asaj që elitat duan, që ju të dini, dhe asaj që po ndodh në të vërtetë, por për këtë të fundit mësohet vetëm në “mediat alternative”. Në mediat alternative, shpesh bëhet fjalë për kultivimin e kësaj kontradikte, e cila është kamufluar në mënyrë të besueshme si kritikë mediatike dhe viktimizëm ndaj lirisë së shprehjes. Koncepti është vazhdimisht pjesë e narrativës së madhe të hegjemonisë liberale dhe të majtë me gënjeshtrat e tyre politikisht korrekte, të cilat nënshtrojnë njerëzit e vërtetë.

Këtë e kemi dëgjuar në vitet 1930, kur nazistët u referoheshin mediave kryesore si lügenpresse (shtypi gënjeshtar), si kurse edhe komunistët në RDGJ për mediat Perëndimore. Më vonë, radikalët gjermanë të krahut të djathtë do të kapnin fillin, përpara se ai përfundimisht të degëzohej në MAGA dhe lëvizjen Alt-right.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që të gjitha kritikat mediatike duhet të hidhen poshtë si idiotësi e dobishme për forcat e ekstremit të djathtë. Kritika e medias është e rëndësishme në një publik liberal….)  Por këtu, siç ndodh shpesh, duhet pasur kujdes që të mos zhytemi në luftën e kulturës, aty ku dezinformimi dhe normalizimi i forcave autoritare maskohen si kritika mediatike. Kjo vlen edhe këtu, në shtëpinë tonë!/ Shkruan;  Bård Larsen, historian në Civita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat