Përmbyset autobusi në Bolivi/ Regjistrohen 19 viktima, mes tyre 14 gra

Bota

Përmbyset autobusi në Bolivi/ Regjistrohen 19 viktima, mes tyre 14 gra

Më: 28 janar 2025 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Një autobus pasagjerësh është përmbysur në Bolivi duke lënë së paku 19 viktima. Sipas policisë lokale, aksidenti ndodhi në Cerdas, një qytet në zonën e Potosit.

Bilanci ishte 9 të plagosur dhe 19 viktima, mes të vdekurve ishin 14 gra dhe dy të mitur. Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë.

Autobusi, me një kapacitet për të transportuar 50 pasagjerë, po kryente një udhëtim në distanca të gjata rreth 850 km midis La Paz dhe Villazon, një qytet në kufi me Argjentinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat