Putin reagon pas tarifave të Trump

Bota

Putin reagon pas tarifave të Trump

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:57
Vladimir Putin

Kremlini ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur detyrime tregtare ndaj partnerëve më të afërt të Amerikës. Komentet u dhanë nga Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, i cili tha se Moska po monitoron me vëmendje “tensionet” që po zhvillohen midis SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Ka shumë tensione atje, natyrisht ne nuk duam të lidhemi me këto zhvillime në asnjë mënyrë dhe nuk do të bëjmë asnjë vlerësim të situatës,” tha sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Vendimi i Trump për të vendosur një tarifë prej 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe një taksë prej 10% për importet nga Kina, shkaktoi reagime të menjëhershme nga liderët evropianë, të cilët planifikojnë të diskutojnë kërcënimin e tarifave të reja gjatë një takimi këtë të hënë në Bruksel.

Putin lavdëroi Trump-in, duke theksuar se administrata e tij e dytë do të “rivendoste rendin” në Evropë. “Trump, me karakterin e tij dhe këmbënguljen, do të rivendosë rendin në Evropë shumë shpejt. Të gjithë do të përulen në këmbët e mjeshtrit dhe do të tundin pak bishtin,” tha Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Në një kohë kur Rusia po përballet me sanksione ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës, disa analistë sugjerojnë se tarifat e SHBA ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë mund të ndikojnë pozitivisht për Kremlinin.

Një nga pasiguritë më të mëdha mbetet se si do të reagojnë aleatët e SHBA në Evropë, të cilët janë gjithashtu të shqetësuar për një mundësi tërheqjeje të financimeve për Ukrainën, që mund të ndodhë nën administratën e Trump.

Putin, duke kritikuar udhëheqësit e sotëm të BE, lavdëroi ish-presidentët si Charles De Gaulle, Jacques Chirac dhe Gerhard Schröder, të cilët, sipas tij, patën guximin për të pasur një mendim të pavarur dhe për ta mbrojtur atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat