Autoritetet kanë konfirmuar viktimën e dytë të shkaktuar nga përmbytjet e jashtëzakonshme në veri të Australisë.
Më herët është konfirmuar viktimë një 63 vjeçare kur një gomone që ajo ndodhej u përmbys gjatë një përpjekjeje shpëtimi, ndërkohë të martën është gjetur trupi i një gruaje 82 vjeçare.
Rajoni ka qenë i përmbytur që nga e shtuna, me disa pjesë të Queensland të Veriut që panë gati 2 metra shi.
Derisa të martën, kushtet filluan të lehtësohen megjithatë Kryeministri i Queensland, David Crisafulli, paralajmëroi se ende ishte “një katastrofë që do të testojë vendosmërinë e njerëzve”.
Ai e përshkroi shkatërrimin si “të jashtëzakonshëm”, por theksoi se kushtet atmosferike kishin qenë “vërtet miqësore” në orët e fundit. Mijëra njerëz kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Duke iu referuar parashikimeve të mëparshme që sugjeronin se deri në 2,000 shtëpi në Toënsville mund të ishin në rrezik nga përmbytjet, Crisafulli tha se “qyteti ia ka dalë pa u goditur.