Zelenski: Plani i Presidentit Trump duhet të përfshijë parandalimin e agresioneve të ardhshme ruse ndaj Ukrainës

Bota

Zelenski: Plani i Presidentit Trump duhet të përfshijë parandalimin e agresioneve të ardhshme ruse ndaj Ukrainës

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 21:07
Volodymyr Zelensky

Plani i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, jo vetëm që duhet të t’i jap fund luftës, por gjithashtu duhet të sigurojë që nuk mund të ketë më agresion rus, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një intervistë të transmetuar të dielën.

Presideniti Zelenski tha se Ukraina nuk donte të përsëritej përvoja e marrëveshjeve të paqes dhe bisedimeve që dështuan të prodhonin rezultate e parashikuara dhe nuk arritën të parandalonin sulmin në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Dhe kjo, tha ai, nënkupton vendosjen e garancive të sigurisë.

"Një konflikt i ngrirë do të çonte në përsëritje të agresionit. Askush nuk do të mbetej fitues në këtë skenar. Do të jetë një humbje absolute për të gjithë, si për ne, ashtu edhe për zotin Trump", tha Presidenti Zelenski për kanalin ITV.

"Ai nuk duhet vetëm t'i jap fund luftës, por edhe të sigurohet që Putini të mos ketë shanse të na shpallë sërish luftë. Kjo është gjëja kryesore dhe të gjithë duhet ta pranojnë këtë. Kjo do të ishte një fitore", tha zoti Zelenski.

Udhëheqësi ukrainas përsëriti gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me kusht që aleatët perëndimorë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të ishin të angazhuar.

Në komentet e tij për ITV, zoti Zelenskiy përsëri përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë para përfundimit të luftës, pasi kjo do të rrezikonte vendin duke hequr dispozitat kryesore të ligjit ushtarak. President Putin thotë se Presidenti Zelenski nuk ka legjitimitet të udhëheqë bisedimet, sepse ai ka qëndruar në detyrë përtej mandatit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat