Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t’ia lë në dorë Ukrainën, Evropës – ata kanë punë me Kinën

Bota

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t’ia lë në dorë Ukrainën, Evropës – ata kanë punë me Kinën

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 12:53
Foto nga takimi

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tashmë gjendet për herë të parë në selinë e NATO-s në Bruksel.

Analisti ushtarak britanik, Sean Bell, thotë se Evropa duhet të presë që SHBA-ja t’ia lërë asaj pjesën më të madhe të barrës për Ukrainën – ndërkohë që Uashingtoni kërkon të zhvendosë vëmendjen diku tjetër.

“Hegseth ka ardhur dhe ka thënë që prioriteti amerikan është qartë Kina – ai po përpiqet të thotë, shihni, Evropa, filloni të përqendroheni tek Rusia”, thotë analisti, shkruan skynews.

Hegseth ka të ngjarë të përsërisë atë që thotë shefi i tij, Donald Trump, për nevojën që aleatët e NATO-s të rrisin kontributet e tyre për shpenzimet, thotë Bell.

Ai shton se ka një pikëpamje në Uashington që, me planin e presidentit amerikan, Donald Trump për “ta bërë Amerikën përsëri të madhe,” pyetja është “pse po paguajmë për këtë ombrellë mbrojtëse kur shtetet e tjera nuk po përmbushin objektivin e [2 për qind të GDP-së për mbrojtjen]?”

Tetë nga 32 shtetet e NATO-s nuk po munden të arrijnë këtë objektiv shpenzimesh prej 2 për qind në mes të vitit të kaluar, por të dhënat zyrtare për vitin 2024 ende nuk janë plotësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat