Mynih: Kritika të ashpra për komentet e JD Vance

Bota

Mynih: Kritika të ashpra për komentet e JD Vance

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 10:46
Zëvendëspresidentit amerikan JD Vance tha në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se në Evropë mungon demokracia dhe fjala e lirë

Kancelari gjerman Olaf Scholz i hodhi poshtë komentet e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihutnë lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë. Po ashtu Vance tha se imigrimi masiv është një çështje që nënvlerësohet nga të gjitha vendet e Evropës.

"Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut," postoi Scholz në platformën X. "Nga përvoja e nacionalsocializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është kufiri kundër partive ekstremiste të djathta."

Pistorius: Komentet e JD Vance 'të papranueshme'

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte kritikuar më parë ashpër JD Vance, i cili i akuzoi qeveritë evropiane se injorojnë  shqetësimet e votuesve lidhur me imigracionin si dhe se shtypin lirisë së fjalës.

"Nënpresidenti i SHBA vuri në pikëpyetje demokracinë për të gjithë Evropën," tha Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih. "Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po i krahason kushtet në disa pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare... kjo është e papranueshme."

Përfytyrim i shtrembëruar për demokracinë

Në kushtet kur prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia ekstremiste e djathtë AfD renditet e dyta në sondazhe, Pistoriusi u shpreh me sarkazëm lidhur me mendimin e Vance se liria e fjalës po pengohet.

Demokraci do të thotë që "partitë ekstremiste si AfD mund të bëjnë fushatë krejt normalisht, ashtu si çdo parti tjetër". - tha Pistorius.

"Megjithatë demokraci nuk do të thotë që një pakica që bërtet më shumë ka automatikisht të drejtë dhe përcakton të vërtetën," tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat