​Siriani ther me thikë 5 persona në Austri, vdes një 14-vjeçar

Bota

​Siriani ther me thikë 5 persona në Austri, vdes një 14-vjeçar

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një 23-vjeçar goditi rastësisht pesë kalimtarë në qytetin jugor austriak Villach, njoftoi policia.

Nga sulmi mbeti i vrarë një 14-vjeçar dhe katër persona u plagosën. I dyshuari, një shtetas sirian me banim të ligjshëm në Austri, është arrestuar.

Një burrë 42-vjeçar, i cili punon për një kompani transporti ushqimesh, e ka parë incidentin nga makina e tij. Ai e drejtoi automjetin e tij drejt të dyshuarit dhe ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës, tha zëdhënësi i policisë Rainer Dionisio për transmetuesin publik austriak ORF.

Policia tha se ende nuk është e qartë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm dhe se po vazhdon kërkimin për të dyshuar të tjerë të mundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat