​Bisedimet për Ukrainën, ekipi i Trump do të shkojë në Arabinë Saudite

Bota

​Bisedimet për Ukrainën, ekipi i Trump do të shkojë në Arabinë Saudite

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:41
Ilustrim

Zyrtarë të lartë nga administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të fillojnë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite në ditët në vijim, sipas një ligjvënësi amerikan dhe një burimi të njohur me planifikimin.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe emisari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Arabinë Saudite, tha përfaqësuesi i SHBA-së Michael McCaul për mediat britanike.

McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se, për aq sa ai ishte në dijeni, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte ftuar për të marrë pjesë.

Sipas tij, qëllimi i bisedimeve është të organizohet takimi Trump, Putin, Zelensky për të "vendosur përfundimisht paqen dhe për t'i dhënë fund këtij konflikti".

Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron të bjerë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për një strategji të përbashkët përpara çdo takimi midis Trump dhe Putin, dhe se nuk do të pranojë asnjë bisedë paqeje të rënë dakord pa praninë e Kievit.

Negociatat paralele për mineralet kryesore vazhduan të shtunën, me Zelensky që tha se drafti nga Uashingtoni nuk përmbante garancitë e sigurisë që i nevojiteshin Kievit. Tri burime thonë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar marrjen në pronësi të 50 për qind të mineraleve kryesore të Ukrainës.

Trump tha të enjten në Uashington, se Ukraina do të kishte një vend në tryezë gjatë bisedimeve të paqes me Rusinë për t'i dhënë fund luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat