Një përfitim i vogël, falë Trumpit, sepse Putin, në fund mund të reflektojë veten në lavdinë e liderit më të fuqishëm në botë dhe të merret parasysh si një superfuqi bërthamore. Në hund të fundit, Rusia ka një ekonomi jo më të madhe se Teksasi, prandaj Trump e di këtë, shpjegon eksperti ushtarak, Tormod Heier.
Trump i jep palës humbëse një mundësi për të shpëtuar fytyrën!
Eksperti interpreton qasjen e diskutueshme të Shteteve të Bashkuara si një taktikë për të shmangur poshtërimin e Rusisë dhe Vladimir Putinit.
– Ky është menaxhimi i krizës në praktikë. I jep palës humbëse një mundësi për të shpëtuar fytyrën në mënyrë që paqja të bëhet si sukses për të gjithë dhe që të mund të thonë;"Unë e fitova këtë luftë".
-Putini mund ta bëjë këtë tani.
-Trump gjithashtu mund ta bëjë këtë nëse marrëveshja përfundon.
-Edhe Zelensky gjithashtu mund ta bëjë këtë duke thënë se Ukraina arriti të mbajë terrenin e saj, të mbijetoi si një shtet i pavarur dhe bëri hapa shtatë milje drejt komunitetit liberal perëndimor të vlerave dhe sigurisë. Por dihet se çmimi përfshinte heqjen dorë nga pothuajse një e pesta e tokave lindore, thekson profesori në Kolegjin Universitar të Mbrojtjes Norvegjeze.
Profesori interpreton rrjedhat si një akt të qëllimshëm me një mesazh që ka të bëjë me një gjë:
T'i bëjë shtetet europiane të kuptojnë se, janë fuqitë e mëdha ato që vendosin premisat për luftë dhe paqe, kurse vendet e vogla evropiane, të cilat as nuk duan të shpenzojnë para për mbrojtjen e tyre dhe nuk janë në gjendje të ruajnë paqen në kontinentin e tyre, ato duhet të pranojnë të qëndrojnë pak mënjanë kur merren vendimet më të rëndësishme, shpjegon, Heier, dhe shton;
-Me pak fjalë, kjo është politika ndërkombëtare, kjo është arsyeja pse evropianët janë kaq të shqetësuar me institucionet e NATO,-os, BE dhe OKB, pasi që këto organe, krijojnë norma dhe rregulla që i lidhin fuqitë e mëdha në mënyrë direkte…) sepse në të kundërtën, shtetet e vogla do të fitojnë më shumë ndikim. Trump dhe Putin nuk duan ta luajnë këtë lojë, sepse kjo zvogëlon hapësirën e tyre për manovrim.
Duke qenë i qartë për politikat e veta, Heier beson se Shtetet e Bashkuara duan t'u tregojnë evropianëve "ku duhet të jetë faji".
Kjo do të thotë se vendimet dhe konsensusi brenda komunitetit perëndimor të sigurisë arrihen më shpejt. Alternativa është që amerikanët të hapin diskutime dhe përplasje të pafundme me një sërë vendesh evropiane të vogla dhe të mesme që të diskutojnë vetëm zgjidhje që i shërbejnë vetes, por nuk mund të vënë pushtetin pas zgjidhjeve. Këtë mund ta bëjnë vetëm SHBA-ja, thekson profesori!
– A ka Putin arsye për të qenë i lumtur tani, apo rrezikon edhe ai të manipulohet nga Trump?
– Në këtë luftë, Rusia ka humbur një sasi të madhe, veçanërisht shtetet e rëndësishme tampon të Suedisë dhe Finlandës, por edhe ndikimin e saj në Armeni, Siri dhe Kazakistan. Përveç kësaj, i gjithë komponenti ushtarak tokësor i mbrojtjes është shkatërruar, që korrespondon me mbi 800,000 ushtarë, si dhe një të tretën e Flotës së Detit të Zi. Për më tepër, perspektiva ekonomike është e vështirë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, të cilat po çojnë në rritjen e pagave, rritjen e çmimeve, inflacionin dhe normat më të larta të interesit në 25 vjet. Fitimi ishte 120,000 kilometra katrorë, 18 për qind e Ukrainës Lindore, e cila është aq e madhe sa Finnmark, Troms dhe Nordland, përmbledh Tormod Heier, profesor i strategjisë dhe operacioneve ushtarake në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Norvegjeze!