​Evropa tejkalon SHBA në ndihma financiare për Ukrainën

Bota

​Evropa tejkalon SHBA në ndihma financiare për Ukrainën

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 22:00
Ilustrim

Evropa ka tejkaluar SHBA-në në ndihma totale për Ukrainën, sipas hulumtimit të Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Vendet evropiane deri më tani kanë ndarë gjithsej 70 miliardë euro ndihmë financiare dhe humanitare, dhe 62 miliardë euro ndihmë ushtarake.

Për krahasim, SHBA-ja ka ndarë 50 miliardë euro ndihmë financiare e humanitare, dhe 64 miliardë euro ndihmë ushtarake.

Ndihma amerikane për Ukrainën u ngadalësua nga një betejë nëntë-mujore buxhetore në Kongresin e SHBA në mesin e vitit 2023.

Kur shikohet ndihma si përqindje e GDP-së së vendeve donatore, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara ndanë më pak se 0.2% të GDP-së së tyre vjetore për të mbështetur Ukrainën. Vende të tjera të pasura si Franca, Italia dhe Spanja ndanë rreth 0.1% të GDP-së së tyre vjetore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat