Pamjet e publikuara nga roja bregdetare e Filipineve, tregojnë një helikopter të marinës kineze duke fluturuar pranë një aeroplani filipinas që patrullonte mbi një zonë të diskutueshme të Detit të Kinës Jugore të martën.
Sipas rojeve bregdetare, helikopteri fluturoi 3 metra nga aeroplani filipinas, duke e shtyrë pilotin të thoshte: “Ju jeni duke fluturuar shumë afër, jeni shumë i rrezikshëm”.
Qeveria e Filipineve tha se do të ngrejë një protestë zyrtare për incidentin.
Scarborough Shoal në Detin e Kinës Jugore është kontestuar midis vendeve që kur Kina e kapi atë nga Filipinet në vitin 2012.