Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka cilësuar presidentin Zelensky një diktator me mandat të skaduar në shkurt 2022, Në një postim në rrjetin social Instagram, Trump shkruan se kjo do të thotë se zgjedhjet presidenciale janë pezulluar.
Ai tha se Zelensky, të cilin ai e quajti një “komedian modest i suksesshëm”, e kishte nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë për të “shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej”.
“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë”, shkruan Trump.
Zelensky më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend”, thotë në mesazhin e tij presidenti Trump.
Trump thotë se ndërkohë, SHBA-ja “po negocion me sukses një fund të luftës me Rusinë”.
Trump ka sulmuar gjithashtu dhe Evropën, duke thënë se lufta në Ukrainë është “shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne”.
Ai shton se Evropa “ka dështuar të sjellë paqe” në rajon.
“Ne kemi një oqean të madh e të bukur si ndarje”, thotë ai.