Gjatë zgjedhjeve të ardhshme të dielën, ekonomia e dobët e Gjermanisë do të jetë në qendër të vëmendjes. Ekonomia gjermane ka kaluar dy vitet e fundit me rritje të ulët, duke regjistruar tkurrje në 2023 dhe 2024.
Nëse partitë që kanë më shumë gjasa për të formuar një koalicion të ri qeverisës nuk arrijnë të nxisin rritjen ekonomike, "shpresa ime është që… ata e dinë kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, partia e djathtë AfD", tha Carsten Brzeski, një ekonomist i lartë në bankën pan-Europiane ING, duke e pasqyruar frikën e të tjerëve për partinë Alternative për Gjermaninë.
Nga vitet 2005 deri në 2019, ekonomia gjermane, e orientuar kryesisht nga eksportet, përjetoi një periudhë lulëzimi, falë furnizimeve me gaz të lëngshëm natyror nga Rusia, kërkesës së lartë të Kinës për importe dhe një mjedisi tregtar global të favorshëm dhe pa pengesa. Megjithatë, pas asaj periudhe, bota ka kaluar në një fazë drastikisht të ndryshme, me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë që ka sjellë një sfidë të re për eksportuesit gjermanë, shkruan CNN.
"Një botë në të cilën tregtia e lirë nuk është mantra ekonomike dominuese është problematike për Gjermanin", tha Jacob Kirkegaard, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, një institut mendimi me bazë në Uashington, DC.
Eksportet, të cilat përbëjnë mbi 43 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë goditur nga ngadalësimi i ekonomisë globale, duke përfshirë sfidat që vijnë nga prodhuesit e makinave elektrike të Kinës dhe rritja e çmimeve të energjisë për industrinë.
Kurse, Achim Wambach, president i Qendrës Lejbnic për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW), pohoi se përdorimi i tarifave do të ndikohet më së shumti tek eksportues të caktuar, si disa prodhues të makinave gjermane.
"Çdo shtesë kundër (prodhuesve të makinave) është lajm i keq për industrinë", shtoi ai për CNN.
Një tjetër rrezik për ekonominë është kërcënimi i tarifave të importit nga Donald Trump, i cili ka shpallur tarifat për çelik, alumin, dhe mund të imponojë 25 për qind tarifa për makinat dhe produkte të tjera. Kjo do të prekë rëndë eksportet gjermane në SHBA, që përbëjnë 10 për qind të të gjithë eksporteve të Gjermanisë.
"E gjithë (ekonomia globale) është si një rrjet, kështu që nëse vendosni një tarifë ose një pengesë… në një pikë, më shumë ose më pak, e gjithë ekonomia globale do ta ndiejë atë", tha Michael Böhmer, ekonomisti kryesor në Prognos.
Sipas ekspertëve, Gjermania duhet të reformojë ekonomikisht për të përballuar këto sfida, ose mund të humbasë statusin e ekonomisë të tretë më të madhe në botë. Për më tepër, konkurrenca e ngushtë nga Kina dhe nevoja për të investuar në teknologji të reja si inteligjenca artificiale janë faktorë të tjerë që kërkojnë ndryshime të thella për të siguruar rritje të qëndrueshme.