Aksidentohet autobusi me studentë në Brazil, 12 të vdekur

Bota

Aksidentohet autobusi me studentë në Brazil, 12 të vdekur

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo.  Për pasojë 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbeten të plagosur.

Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital.

Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat